Djegia e mandateve reagon Braçe: “Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë reformës në drejtësi

0
387
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se mori miratimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për djegien e mandateve të deputetëve.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, i cili pretendon se zbulon arsyen.

“Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë reformës në drejtësi; As SPAK e as Byrosë Kombëtare të Hetimit, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shume shpejt! Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi.

Të parëndësishëm shumë shpejt! Reforma e para, reforma përpara”, thotë Braçe.

Zjarr Tv Ad