Djegin shkurret, merr flakë banesa e braktisur në Elbasan

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një banesë e pabanuar në lagjen “5 Maji” në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se zjarri në banesë ka rënë si pasojë e djegieve të shkurreve në afërsi të Spitalit Psikiatrik.

Mënjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka vënë në kontroll zjarrin.

Mësohet se banesa e braktisur në lagjen “Haxhias” në periferi të Elbasanit shfrytëzohej nga persona që konsumojnë lëndë narkotike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se në shkurret rreth banesës kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër të cilët si pasojë e zjarrit kanë plasur.

Nuk ka asnjë të lënduar, shërbimet e zjarrfikses dhe policisë ndodhen në vendngjarje.

Po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Zjarr Tv Ad