Djegja e plehrave, reagon Malltezi: Situatë e përkeqësuar artificialisht për të vjedhur më tepër para

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në hapsirën e ‘Intervistës së Ditës’ në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Profesori Jamarbër Malltezi, anëtari i Kryesisë në PD, ka komentuar gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar artificialisht nga djegja e plerave në Durrës, Kavajë dhe Golem.

Maltezi: Kemi një situatë të ngjashme me Bashkinë e Durrësit, por më keq akoma pasi i gjithë territori është kthyer në një landfill masiv. Këtu kemi të bëjmë edhe me shpërdorimin e detyrës të të zgjedhurve vendorë, kemi të bëjmë edhe me tendencën monopoliste për të vjedhur më tepër para duke shfrytëzuar situatën e emergjenës por edhe me mega aferën e inceneratorëve.

Çdo pushtet vendor, një nga dokumentet bazë që administron është menaxhimi i mbetjeve urbane.

Qoftë Durrësi, Kavaja, Golemi, Peqini kanë pasur kohë për ta zgjidhur këtë situatë duke e adresuar përmes land filleve të tyre por edhe lokale apo rajonale. Këto janë drejtuar tek i vetmi monopol. Kur shkon te monopolisti do i japësh atij çmimin që ai do.

Situata duket që këto muajt e verës është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë artificialisht për të vjedhur sa më tepër para, duke i krijuar një situatë aspak të pranueshme për qytetarët.

Emergjenca e plerave në Durrës  është shpallur që para katër vitesh. Çfarë e pengonte ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit të merrte masa? I thanë lëre se do e zgjidhim ne me një dorë. Asaj dore që i dhanë inceneratorin, asaj dore i dhanë si monopol edhe Sharrën, Klodian Zotos Mirel Mërtirit, në dy duar ndahet e gjithë kjo situatë.

Edhe Sharra tani që ne flasim është në kapacitete shumë të lartë. Mbi 70 % e Sharrës është ezauruar.

 

Zjarr Tv Ad