Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ironizon deklaratën e Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD, i cili tha se do ta ankimojnë vendimin e Gjykatës së Tiranës për të njohur statutin e 11 dhjetorit të Sali Berishës.
Manjani me ironi shkruan “ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu”. Ai ndër të tjera shkruan se e drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë.
“Ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu?! Këtë po thua o Enklelejd?! Pash zotin na kurse fyerjen, se profesionalisht e di fort mirë se kjo është spazëm. E drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë!
Nëse donin të ankoheshin, duhet të kërkonin proceduralisht të ishin persona të interesuar. Por fjetën sa u shqepën deri më sot e tani thonë se do ankohen, nuk ka Kushtetutë as ligj që e mban këtë llogjikë!” shkruan Manjani në postimin e tij.