“Do bien në gropë”, Rama: Drejtësia e munguar në 30 vjet po vjen

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nga Himara tha se opozita e bashkuar ka frikë nga reforma në drejtësi. Ai tha se kur Partia Socialiste nisi reformën në drejtësi të gjithë aktorët politikë ishin kundër saj.

Shefi i qeverisë, teksa mbajti fjalën në takimin elektoral të radhës pohoi se ka ardhur koha që drejtësia të veprojë ndaj atyre personave, që sipas tij, kanë bërë zullume në kurriz të shqiptarëve.

“Janë katandisur si çetat e enveristëve. I shkurti nuk i fshihet dot drejtësisë, i forti para drejtësisë është njësoj  si i dobëti. Kur PS nisi këtë reformë të gjithë ishin kundër.  Nuk kemi nevojë të shpikim.  Në 30 qershor të shkojnë  qytetarët dhe t’ua zhysin votën siç e meritojnë ata. Drejtësia mund të vonojë por nuk harron. Drejtësia që ka munguar në këto tridhjetë vite po vjen. Nuk do të shpëtojnë.

Ata do të bien të gjithë në gropën që i bën Shqipërisë. Unë mbeta duke ikur. Dje isha në Fier, sot erdha këtu dhe më pas do të shkojë në Vlorë. 30 qershorit është aty. Është i popullit.”-tha mes tjerash  Rama.

 

Zjarr Tv Ad