“Do dal të lyp”, mjeku Apostol Vaso reagon sërish pas shkarkimit: Kam konferenca ndërkombëtare, këta duan kreditet e dhëna nga një 25 vjeçar

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, Apostol Vaso ka reaguar serish pasi lajmi për pushimin e tij nga puna u bë viral dje në rrjetet sociale.

Vaso shkruan se ishte shkarkuar nga puna pasi nuk përmbushte numrin e krediteve të nevojshme të marra nga Qendra e Edukimit në Vazhdim, gjë që është e detyrueshme për mjekët dhe infermierët.

Por, mjeku i njohur thekson se ia nuk ka nevojë për kreditë të “dhëna nga 25 vjeçare që organizojnë trajnime, kur është cituar qindra herë në revista shkencore dhe është thirrur të flasë në konferenca shkencore në botë”.

Mjeku shkruan sot se shumë miq i kanë ofruar kreditet e tyre, por ai tha se nuk ishte çështja te gjetja a ca krediteve, por te fakti se përse autoritetet nuk njohin punën e tij shkencore ndër vite dhe bazohen në disa trajnime mediokër të bëra nëpër spitale.

Postimi i tij i plotë:

Pershendetje te gjitheve, ju falenderoj per perkrahjen . FALENDEROJ SIDOMOS ATA QE ME OFRUAN NDIHME, ME KREDITE EDHE ATA QE ME KESHILLUAN, SA TE RENDESISHME JANE KREDITET DHE SI DUHET BERE NE RASTE KUR NUK KE KREDITE.

Ashtu eshte miqte e mi, ,kreditet dhe akreditimi eshte shume I rendesishem, jo si kredite, por si edukim ne vazhdim.

Sigurisht qe une isha ne Qendren e Akreditimit, por une nuk.mund te pranoj qe Kreditet e mia jane nje lloj me kreditet e dikujt tjeter. Psh qe te jem me I qarte shume “miq” dje mua me ofruan kredite, duke me thane “qe nuk eshte problem, te me kishe thene mua dhe e rregullonim, te gjeja une”…vazhdonin “miqte” qe me ofruan kreditet.

Ne fakt kete problem e “hapa” vet une, sepse doja qe te njihen kreditet e mia, te cilat nuk gjenden kaq kollaj, si Kreditet e ofruara nga miqte e mi.

Ato jane kredite te 220 citimeve nga me shume se 1000 autor nga Universitete me prestigjoioze te Botes.

Psh si do te ndihej dikush, nese kreditet nga Commentari ne Revisten Pain ( imapkt faktiri Qendra e Akreditimit, Urdheri iMjekut, Ministria e Shendetesise dhe Spitali tim, tja barazojne me kreditet qe me ofrojne miqte ???

Ose si mund te ndjehej dikush nese kreditet nga artikulli ” Analgjezia ne phantom.pain me tekniken e gjetjes nepermjet Ct skanerit” ( dmth promovim direkt i teknikes sime) me autor nga Instituti Amerikan I Shendetit, Harvardi dhe Cincinati te vleresoheshin me kreditet qe ju mjaftojne te tjereve per te perftuar licencen…?

Si mendojne miqte e mi, qe te jesh spiker I ftuar ne nje Kongres Boteror, eshte nje lloj sikur te jesh I ftuar ne nje konferece te organizuar ne Shqiperi…?

Dmth nese kerditet e mia jane ne revista me impakt faktori 58( Natura, Neuroscience, Brain etj.) deri ne 3 ose 4, eshte normale qe une te respektohem aq sa u respektova nga Qendra e Akreditimit ( qe me sugjeroj te merrja kredite nga ndonje shoqate shqiptare) ? Eshte normale qe punonjesit te Urdherit te Mjekut qe ja perplasa dokumentat ne koke dhe ja lash ne zyre (sepse me thoshte qe mua nuk me takon licence megjithe kete pune te bere) ?

Si do te ndjehej dikush kur Fakulteti I Mjeksise qe per cdo citim apo vleresim qe behet per punimin tim hesht ?

Cfare mund te bej une, kur spitali tim nuk shikon vleresimet ne nivel Boteror por me diskuton mua crregullsine me Qendren e Akreditimit ?

Pra si do te ndjeheshi secili prej miqeve dhe kolegeve te mi, nese do te ishe ne vendin tim…?

Do te merte kredite nga nje 25 vjecar qe organizon konfernca ketu ne Shqiperi,apo do te kerkoje respekt per punen tij ?

Sigursiht qe cdo njeri do te thoshe:- ketu tek ne njerzit jane bere si kembet e dhise…keshtu qe edhe kur ju miqte e mi e shtroni problemin keshtu,nenvleftesone vleren dhe zotnillekun tim.

Une besoj dhe jam I bindur qe kam tagrin ti tregoj kujdo, kush jam ne mjekesi.

Kur mjeksia shqiptare te kete nevoj per krushq, ose kerkon te zgjidh ceshtje tenderash, mua nuk me ke per ato tryeza, aty nuk kam kredite.

Dmth te mos them me shume, besoj se problemi doli ???

Do thote dikush: behu Profesor… Pergjigjia ine eshte: nuk behem Profesor deri sa te me respektojne per punen dhe vleren e punes time. Edhe Profesorat, kudo nuk jane I njejti nivel.

Vo!!! Nuk kam qefmbetje personality ndaj askujt, mendoj qe puna ime me ka dhene tagrin, ta shtroj problemin keshtu sic e shtrova.

Jam I gatshem qe keto qe shpreha per vleresimet e punes sime ti faktoj me prova konkrete.

Faleminderit.

Zjarr Tv Ad