‘Do e ndajmë aq sa kemi’, Rama bën të mirin: Po shohim mundësinë për të ndihmuar Kosovën në krizën energjitike

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me krizën energjitike që po kalon Kosova, ku është dashur në disa raste dhe kufizimi i furnizimit me energji për qytetarët.

Rama shkruan se është duke ndjekur me shqetësim situatën, dhe po vlerësohet mundësia për të ndihmuar qeverinë e Kosovës. Kryeministri thotë se Shqipëria do të ndajë me Kosovën gjithçka që ka.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad