“Do e shohësh se çfarë do të bëj…”, kërcënohet Lulzim Maja! Vocaj e pret në takim

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës i cili u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja, ka marrë mesazhe kërcënuese në Facebook.

“Do e shohësh çfarë do të bëj kur të takohemi nga afër”, është ky kërcënimi që ka ardhur në adresën e 43 vjeçarit. Klan News mëson se në mesazh përmenden dhe plumbat. Lulzim Maja ka shkuar në policinë e Krujës dhe ka kryer denoncimin, por ende nuk është identifikuar kërcënuesi.

Lulzim Maja është pritur nga vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili pas shkrirjes së zinxhirit komandues të komisariatit, është vendosur si drejtues për sigurinë edhe në këtë zonë. Ai e ka garantuar se do të identifikohet sa më parë personi që ka dërguar këtë mesazh.

Mësohet se këto nuk janë kërcënimet e para ndaj fisit Maja. Mesazhe të tilla ata kanë marrë dhe në rrjetin Tik Tok, para se të dhunoheshin në mënyrë barbare.

Të gjitha kërcënimet, në Facebook dhe Tik Tok janë administruar nga policia dhe po hetohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Aktualisht në burg janë 4 anëtarë dhe të afërm të fisit Rraja, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim. Ende policia nuk ka kapur djalin dhe dy vellezërit e ish deputetit socialist Rrahman Rraja.

Zjarr Tv Ad