“Do hani bar”/ Arjan Curri bën deklaratën e fortë: Amerikanët e mbajnë fjalën, e bëjnë për interesat e tyre

0
525
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arjan Curri, i pyetur nëse amerikanët do t’i qëndronin deklaratës së tyre kundrejt PD-së për ish-kryeministrin Berisha, u shpreh se ata e mbajnë gjithmonë fjalën dhe se sipas tij, ata do të izolonin Partinë.

Përderisa ambasadorja i tha që do hani bar nuk besoj se nuk do e mbanin fjalën e tyre. Ideja është që nuk është se do eleminonin njeri, por do të kishin 0 takime, do ta izolonin si Parti, do të kishin një lloj përshkallëzimi të deklarimeve. Në të kaluarën ka shpallur dhe organizata të rrezikshme. Ata nuk thonë diçka që nuk do ta bëjnë më pas. Pastaj si do ta llogariste PD brenda saj është puna saj. Ama ka bërë dhe këtë tjetrën SHBA  që ka shpallur “non grata” dhe i ka hequr. Ata e bëjnë këtë gjithmonë për interesat e tyre“, u shpreh Curri.

Zjarr Tv Ad