“Do heqim dyert e blinduara!”- Grupi i Rithemelimit rikthen në punë rojën historik të PD-së! Dha dorëheqjen para protestës së 8 Janarit

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një përfaqësi e grupit të Rithemelimit mbërritën në selinë e PD-së këtë të shtunë.

Deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe ish deputeti Klevis Balliu hynë në ambientet e PD dhe thanë se po priten ekspertët për të hequr dyert e blinduara.

Noka ka deklaruar se do duhet një kohë e gjatë për të çmontuar dyert e blinduara. Ndërkohë që deputeti Flamur Noka deklaroi se do rikthehet në detyrë roja historik i selisë blu, Pëllumb Matraku, i cili u largua nga detyra disa ditë para përplasjes së 8 janarit.

“Që nga sot do rikthehesh në krye të detyrës!”- u shpreh Flamur Noka teksa një dorë e mbante mbi supin e rojes së PD.

Pëllumb Matraku deklaroi para protestës së 8 janarit se vendosi të largohet nga detyra pasi nuk i pelqenin reagimet që po ndodhin mes demokratëve.

”Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”- shkraunte asokohe Pellumb Matraku.

“Do çblindohet do kthehet nga bunker në shtëpinë e demokratëve siç ka qenë. Po presim ekspertët për çblindimin e saj cdo demokrat është në shtëpinë e tij kjo është e padiskutueshme të gjithë të punojmë për tu bashkuar e për tu përballur me regjimin kriminal që është sot në fuqi, ai është armiku ynë. Me njëri tjetrin nuk ka asgjë cdo gjë është e tejkalueshme.

Po presim ekspertët që të bëjnë inspektim si duhet se nga informnacionet që kemi ne duhet shumë punë dhe duhen ekspertë të kualifikuar për çblindim por kjo është një kosto që duhet ta mbajmë, nuk kemi cfarë i bëjmë. Shtëpia e lirisë do kthehet në shtëpi lirie, shtëpia ne demokratëve do kthehet në shtëpi e demokratëve”, tha Noka.

Zjarr Tv Ad