“Do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale”/ Gazetari zbardh detaje: Fatjon Murati është larguar nga vendi, do të kthehej pasi…

0
943
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Një grua e vrarë dhe pesë të plagosur si dhe një vajzë 10 vjeçe e lënduar nga ciflat e xhamit, ky ishte binanci tragjik i një mbrëmjeje më parë në Tiranë, teksa u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit.

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me objektivin e këtij atentati, në media flitet se është një hakmarrje mes grupeve rivale dhe shënjestër e këtij atentati ka qenë pikërisht Fatjon Murati.

Por, në momenti ne atentatit Murati nuk ndodhej në ambientet e lokalit, madje as edhe në shtëpinë e tij ku dhe ishte izoluar pas vendimit të dhënë me “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës.





Gazetari investigativ Elton Qyno së fundmi ka treguar se gjatë një komunikimi me familjarët e Muratit ka mësuar se ai disa ditë më parë është larguar drejt Turqisë ku dhe do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në një nga spitalet e këtij shteti.

“Faktikisht që prej ditës së djeshme dhe deri më sot është raportuar që Fatjon Murati ka qenë epiqendra e këtij atetnati, por ai ska qenë farë në lokal, aq më tepër policia ka shkuar edhe në banesën e tij që ndodhet jo shumë larg lokalit, për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje lidhur me rethanat e kësaj ngjarje, por sërish në banesën e tij ai nuk është gjendur dhe në këto kushte është bërë një shpallje e dytë në kërkim policor i këtij personi.





Nga ana tjetër, unë kam mundur të komunikoj me të dëmtuarit e familjes Murati, sepse janë dy persona që janë dëmtuar nga kjo familje dhe më kanë konfirmaur që personi në fjalë Fatjon Murati është larguar para pak ditësh në drejtim të Turqisë për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale që duhet të kryente në një spital të këtij shteti dhe pas përfundimit të operacionit do tëk thehej përsëri në Shqipëri ku dhe do të izolohej sërish në ambientet e shtëpisë”, tha gazetari.

Zjarr Tv Ad