“Do ia dëgjojmë krismën”/ Artan Hoxha publikon foton dhe bën paralajmërimin e fortë: Nuk mbaj përgjegjësi…

0
1506
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto në Facebook me gazetarin e Financial Times, Marton Dunai, ku si duket i ka dhënë një intervistë për fushën që ai mbulon, atë të krimit.

Pa zbuluar se për çfarë teme konkretisht kanë folur, Hoxha shkruan se artikulli që do të publikohet do i dëgjohet “krisma” shumë shpejt, ndërsa për deklaratat e bëra nga ana e tij thotë me shaka se nuk mban asnjë përgjegjësi pasi ka pirë “xhin” Skrapari.

Postimi i tij:

“Kur te lene pushim nga “punet e veshtira” keta te “brendshmit”, te gjejne “pune te lehta” keta te “jashtmit”

Me gazetarin e prestigjiozes

FINANCIAL TIMES, Marton Dunai,…

per ca gjera kazani, “meselera me xhixhilera”, qe do ja degjojme krismen nga barku i javes…

Ky shejtan, mbante shenim çdo gje me birre te madhe perpara, une me “raki dellinje”(xhin Skrapari) si shoku Nano ne vaktit, nuk mbaj pergjegjesi se çfare kam thene”, shkruan Hoxha.

Zjarr Tv Ad