“Do jem në protestë”, Kreshnik Çollaku për 7 korrikun: Protesta të tilla të qëndrojnë në identitetin e palëkundur të PD

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka reguar në lidhje me protestën e 7 korrikut si dhe emrin e tij që doli në grupin e punës së Dibrës për protestën.

Çollaku shkruan se nuk kishte asnjë dijeni mbi përcaktimin e tij në grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut.

Çollaku tha se mënyra sesi ai ishte informuar mbi këtë gjë nuk ishte aspak korrekte sepse ishte bërë nëpërmjet mediave.

Çollaku me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se do të jetë pjesë e protestës dhe çdo proteste që do të jetë kundër qeverisjes së Edi Ramës, teksa shkruan se kjo protestë nuk duhet të përdoret për rivalitetet brenda PD.

“Une do te marr pjese ne cdo proteste kunder kesaj qeverie dhe Edi Rames,me kusht qe protesta te tilla te qendrojne ne identitetin e palekundur te PD si forca qe 30 vite me pare kerkoi dhe luftoi per nje Shqiperi EuroAtlantike” shkruan Çollaku ndër të tjera.

Postimi I plotë I Kreshnik Çollakut:

Te dashur miq nga mediat po mesoj se qenkam pjese e nje grupi pune per organizimin e protestes se 7 korrikut.

Lidhur me protesten e 7 korrikut dhe pranine time ne te detyrohem te sqaroj qendrimin tim.

Une jam deputet i opozites ,ish student i dhjetorit 90,antar i greves se urise te 91,nje pjese e familjes te persekutuar gjate rregjimit komunist.

Per gjithe historikun dhe angazhimin tim personal ne asnje dite nuk kam rreshtur te punoj kunder cdo qeverie e qeverisje te majte,do te vazhdoj ta bej edhe sot dhe neser pavaresisht statusit tim te perfaqesimit.

Kundra Edi Rames do te prostesoj edhe sikur ta therrase nje proteste dhe nje qytetar i thjeshte e jo miq e kolege deputete demokrate.

Por protesta e dt 7 ka nevoje per qartesi:

-Qartesi se ajo nuk do te perdoret per rivalitetet brenda PD dhe kontestit qe ende vazhdon brenda saj.

Ftesa te tilla te shpallura ne media duken si larje goje e jo tentativa reale per bashkim.

Askush nuk ka refuzuar apo penguar konsultime e dakordesi e bashkepunim opozitar,ndersa akte te tilla duket se shkojne me shume ne kah te imponimit se sa reflektimit perbashkues.

-Qartesi se ne proteste nuk do te gjejne platforme individe apo axhenda sovraniste dhe euroskeptike,e aq me pak te derivojne struktura me frymezime te tilla qe nuk kane asnje lidhje me identitetin e PD se themeluar ne dhjetor 90.

PD lindi si force proeuropiane proamerikane dhe e tille duhet te mbetet.

Une kerkoj nga organizatoret e protestes deputetet e miqte e mi demokrate te shmangin individe apo grupe te tilla me axhenda te tjera nga protesta dhe mesazhi i saj.

Ne rastin ne fjale ndihem i cenuar ne dinjitetin e deputetit dhe ate personal. Te gjithe antaret e atij grupi pune i kam miq ,por praktika e shpalljes se grupeve te tilla dhe drejtuesve pa minimalisht pyetur e konsultuar paraprakisht me mua jo vetem ne cilesine e deputetit te Qarkut Diber por edhe personalisht si Kreshnik,eshte nje akt qe deshmon mosrespekt dhe shperfillje.

Edhe pse i kam miq prej nje jete eshte e pamundur te me caktoje ne grupe pune ne emer te PD perfaqesues te nje strukture qe pertej respektit e miqesise personale i konsideroj te zgjedhur njeanshmerisht deri ne pritje te nje verdikti gjyqesor ende te pazgjidhur.

Une do te marr pjese ne cdo proteste kunder kesaj qeverie dhe Edi Rames,me kusht qe protesta te tilla te qendrojne ne identitetin e palekundur te PD si forca qe 30 vite me pare kerkoi dhe luftoi per nje Shqiperi EuroAtlantike.

Zjarr Tv Ad