“Do jenë dy ish ministra që do largohen?”/ Gjekmarkaj flet për skandalin dhe zbardh prapaskenat: Kemi në krah vjedhjen e shekullit. Gugallja iku si sorkadhja, Zoto po ndihet Zot!

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën e sotme plenare me tone të ashpra ka folur deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit ka ironizuar çështjen e inceneratorëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj thotë se Gugallja dhe Zoto janë larguar menjëherë nga vendi me frikën se do të jenë nën hetim.

Duke e konsideruar si një prej aferave korruptive më të mëdha në Shqipëri, Gjekmarkaj thotë se nëse nuk reagon asnjë person tani, thjesht do të kthehen në hajdutë.

“Nuk e di kush do jenë përfituesit e parë të kësaj marrëveshje me Spanjën. Të jetë Gugallja që vrapoi si sorkadhja apo Zoto që ndihet si Zot. Do jenë dy ish-ministrat që do largohen? Sigurisht në këtë sallë ka dhe njerëz të ndershëm, por nëse nuk reagojmë kundër një orteku korruptiv që mund të na shtypë moralisht. Nga shoqëria do përfundojmë të konsiderohemi si hajdut. Kemi në krah vjedhjen e shekullit. Ne e shohim dhe lepurin që vrapon sië di ai, me një bark prej llastiku që nuk mbushet kurrë. Nëse nuk ia dalim të ndalim hajdutët e inceneratorëve. Ai që nuk reagon dhe veç vegjeton dhe bëhet kandidat për hajdut” – tha Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad