Do kandidojë në Primaret e PD, kush është ish-deputeti që mbështetet nga Partia e Lirisë për kryetar bashkie

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Lefter Maliqi është kandidati i parë nga Partia e Lirisë që kandidon në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Kuçovë.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi konfirmon se ka marrë mbështetjen e kryetarit të PL-së, Ilir Meta. Ai shkruan se sfida e 14 majit është të fitojnë Bashkinë ku do të kandidojë dhe t’ua kthejnë qytetarëve.

“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore”, shkruan Maliqi.

Lefter Maliqi do të garojë në primare për bashkinë e Kuçovës përballë kandidates tjetër të opozitës, Brikena Koroveshi.

Zjarr Tv Ad