Do kandidoni për kryetar të PD-së? Përgjigjet Berisha: Asgjë të re s’them me këtë unë…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike.

Gjatë një konference me gazetarët nga selia blu, Berisha ka lënë të nënkuptohet se do të jetë pjesë e garës. Ai madje u shpreh se e ka përmendur disa herë më parë që do të garojë për kryetar të PD-së.

Teksa gazetari e pyeti nëse do të garojë, Berisha u përgjigj:

“Nuk kam depozituar dokumentat, sot u informova, unë do respektoj afatet e caktuara. Asgjë të re s’them me këtë, e kam thënë shumë herë publikisht”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad