“Do kërkojmë hetim ndërkombëtar nga FBI dhe DEA”/ Brisida Shehaj zbardh fakte tronditëse për portin Turistik Durrës

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koordinatorja për Anti-Korrupsionin në Partinë e Lirisë Brisida Shehaj foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me rrezikun e pastrimit të parave në Portin e ri Turistik të Durrësit. Shehaj vuri në dukje se si kompania ashtu edhe garantori i parave ndodhen në një vend offshore, ku nuk i nënshtrohen kontrolleve. Për pasojë, Shehaj paralajmëroi se përmes këtij projekti mund të pastrohen para të pista, para korrupsioni dhe para terrorizmi. Shehaj thotë se në rastin më të mirë kompania do të investojë vetëm 60 milionë euro duke marrë pas 851 milionë, ndërsa Shqipëria do të investojë 1 miliardë euro tokë e taksa.

“Vetëm 3 për qind do mbulohet nga kjo kompani, ndërkohë që japim qindra milionë euro përjashtim taksash dhe tokë miliarda euro. Do ketë apartamente dhe një marinë e vogël. Nuk shoh investim madhor dhe likuiditet të madh. Bëhet fjalë vetëm për 60 milionë euro. Ka shumë kompani shqiptare që mund ta bënin këtë investim. Por sa i domosdoshëm është ky projekt?! Shteti po investon qindra miliona euro…Kjo vlerë nuk është as ¼ e tokës, po investojmë shumë para, ndërsa kompania vetëm 60 milionë euro. Zgjidhet një individ, hajde bëjmë pastrim parash edhe ngelet një gërmadhë si në Beograd.  Garantori financiar i projektit, e thënë po në marrëveshje, po në Komitetin e Investimeve Strategjike, është që garantori financiar janë këta.  Kushdo që bën biznes e bën me qëllim përfitimi. Nëse unë si shtet investoj 1 miliardë euro taksa dhe tokë dhe projekti nuk ndryshon…I është lënë kompanisë e drejta që edhe mund të ndryshojë. Nuk bëhet për investim strategjik, niset me apartamentet. Nuk është e qartë kur do fillojë të ndërtohet. I kanë lënë të drejtën që projekti mund të ndryshojë, s’ka asgjë të sigurt në këtë projekt. Kryeministri shqiptar po jep tokë shtetërore….Nuk është investim strategjik. Kush është përfitimi strategjik dhe përfitimi në turizëm?! Marina është larg, faza e parë është 5 vjet, në qoftë se do të bëhet. Porto Romano ku do transferohet porti tregtar s’ka thellësinë e duhur”, u shpreh Shehaj.

Shehaj bën me dije se çështja do të çohet nga opozita në SPAK, ndërsa s’përjashton mundësinë e një hetimi ndërkombëtar. Shehaj tha se nuk ka asnjë informacion nëse nuk kemi të bëjmë me para terrorizmi që mund të cenojnë edhe sigurinë e vendit.

Ka shumë problematika. Çështja është në Gjykatën Kushtetuese. Është si ligji ‘Fusha’, por më keq. Opozita do ta çoj në SPAK. Duhet ta kishte filluar SPAK-u, apo Prokuroritë e rretheve. Nuk e kanë bërë, do ta ndihmojmë sistemin e drejtësisë edhe me denoncime për Portin e Durrësit. E para gjë që bën ti kur bën investim strategjik është analiza financiare. Nuk e di çfarë bilanci ka një kompani e sapo krijuar?! Kompani të regjistruara në Dubai, ku t’i nuk kontrollon dot asgjë. Garantori financiar është në një vend offshore. Mund të jenë para droge, korrupsioni, terrorizmi, t’i s’e asnjë informacion. U thashë na sillni një dokument, përse duhet të jenë nga një vend offshore. Garantori financiar që do lëvizë lekët, 60 milionë euro, është në British Virigin Islands ku s’ka asnjë lloj kontrolli dhe monitorimi. Dhe mos na ndodhtë larg o Zot të financohet nga burime terrorizmi dhe të shohim edhe akte terroriste. Hetimi Tatimor mund të ndërhyjë kur ka shmangie të ligjeve fiskale, evazion etj, në këtë moment nuk mund të ndërhyjë. Kur të merret kontrata, kleringu, po. Me Emiratet e Bashkuara Arabe s’kemi marrëveshje për shkëmbim informacionesh. Vetëm nëse do kërkojmë hetim ndërkombëtar nga FBI dhe DEA. Do investoj 60 milionë euro këto. Ajo kompania në offshore mbushet llogaria, dhe me 60 milionë euro, do marrin pas 851 milionë euro, ndërsa ne do investojmë tokë e taksa dhe do marrim 200 milionë euro. Kështu bëhet pastrimi i parave. Duke qenë se kompania dhe garantuesi janë regjistruar në offshore, ngremë dyshimin se mund të ketë para të pista, para terrorizmi dhe korrupsioni. Po japim 1 milion metër/katrorë tokë publike, po japim qindra milionë euro përjashtim nga taksat”, u shpreh Shehaj.

Zjarr Tv Ad