“Do kthehemi në Shina!” Meta kujton Sabri Godon akuzon indirekt Ramën

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në facebook presidenti Ilir Meta kujtoi politikanin e shquar Sabri Godo. Kreu i shtetit vlerëson rolin e Godos mbi të gjitha si Bashkëkryetar i Komisionit për Kushtetutën që u votua me Referendum në Nëntor 1998. Gjithashtu indirekt akuzon kryeministrin Rama i cili me votat e opozitës së re dhe pa konsensusin e PD e LSI votoi ndryshimet kushtetuese.

“Pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhunimi i saj.

Rivendosja e themeleve të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe Llogaridhënies është detyrimi ndaj së ardhmes europiane të vendit por edhe i nderimit të veprës dhe kontributeve të gjithë personaliteteve që do të kishin dashur sot ta shihnin në progres vendin e tyre.

“Do kthehemi në shina! “ shkruan Meta.

Sa I takon figurës së Sabri Godos, Meta kujton se gjithmonë qëndroi në anën e duhur të historisë dhe mbrojtjes të interesave kombëtare. “Na mungojnë sot në veçanti urtësia, toleranca dhe largpamësia e Tij.”

Zjarr Tv Ad