“Do marrim Bashën dëshmitar”, Mandija: Është në dinjitetin e tij të raportojë lidhur me financimet ruse

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Basha do të jetë i detyruar të shkojë në selinë blu për dhënë informacion për financimet ruse.

Ledina Mandija a kryetare e Komisionit të Auditit në një intervistë për Ora News tha se këtë proces e shikon në kuadrin e transparencës.

Ledina Mandija: Unë e shikoj në kuadrin e një transparence. Do të jetë  kontrolli, verifikimi  dhe auditi në lidhje me financimet të cilat janë bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2017 para saj dhe jashtë saj. Është marrë shkasë nga akuzat se me financimet ruse është lobuar në zgjedhje te vitit 2017. Akuza është shumë e rëndë, kështu që kërkon një informim të elektoratit dhe të të gjithë shqiptarëve të cilët kanë qenë në errësirë totale sa i përket informacionit se se si financohen partitë.

Sipas saj është në dinjitetin e Bashës që të informojë anëtarësinë dhe të raportojë në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj tij.

Ledina Mandija: Lulzim Basha do të thirret sepse është në dinjitetin e tij që të informojë anëtarësinë dhe të raportojë në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj tij. Basha ka thënë që nuk ka asnjë financim rus në PD ndërkohë që DASH ka raporte lidhur me këtë gjë. Nëse nuk janë të vërteta dhe financimet janë të ligjshme le ta tregojë dhe gjithçka do të jetë pjesë e raportit.

Sakaq Mandija  thotë se nuk ka lënë asnjë dokument për financimet.

Ledina Mandija: Ka  një të vërtetë që dokumentacioni nuk ekziston në Partinë demokratike, çdo gjë është zhdukur. Në këto kushte ish kryetari i mëparshëm nuk ka bërë një ballafaqim dhe informacion në lidhje me akuzat  e bëra më përpara. Çdo procedurë do të jetë një proces i rregullt ligjor. Në kushtet e mungesës së dokumentacionit do të përdoren burimet e ligjshme të provës duke filluar nga tërheqja e dokumenteve zyrtar apo pyetja e dëshmitarëve.

Periudha kur do të hetohet para e pas zgjedhjeve të 2017 Ledina Mandija ka qenë zv. kryeministre e propozuar nga Basha. Por në atë kohë a ka nuhatur financime ruse?

Zyrtarja e PD dha këto përgjigje:

“Unë nuk kam pasur informacione të  caktuara. Nuk kam qenë pjsë e PD. As nuk kam qenë anëtare e PD kam qenë thjesht një person teknik që  më është kërkuar kur unë nuk kam qenë fare as në Shqipëri që të jepja një kontribut për të garantuar zgjedhje të ndershme e të lira për qytetarët. Ka pasur moment që asaj marrëveshje duhej ti jepej fund dhe këtë ja kam bërë të ditur Bashës. Në ato momente unë kam bërë pjesën teknike. Nga informacioni i vënë në dispozicion nuk kemi pasur komunikime të tilla.”

Zjarr Tv Ad