‘Do martohem’/ Ja si zyrtarja e Bashkisë së Lushnjës kërkoi të lirohet

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga zyrtaret e Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua rnga SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender, ka kërkuar lirinë në gjykatë.

Ajo ka thënë përpara togave të zeza se martohet në fund të korrikut, prandaj do që të jetë e lirë, e të mos ketë masën e sigurisë “arrest shtëpie”

Ani Simoni ka kërkuar sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lehtësim të masës, kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës.

Por pavarësisht kërkesës së saj, GJKKO ka refuzuar kërksën e zyrtares së bashkisë. Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad