“Do mbroj pronat nën administrimin e bashkisë”, procedohet penalisht Fran Frrokaj

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Lezhës procedon penalisht në gjendje të lirë kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj,  për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Në një njoftimin për mediat, policia thotë se “gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:

– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;

– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

Zjarr Tv Ad