“Do më kesh në krah nëse…”/ Bejko tregon për herë të parë mesazhin sekret për Këlliçin

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko ka rrëfyer se i ka dërguar një mesazh kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi, në momentin që kanë nisur negociatat mes dy grupeve, përmes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit.

I ftuar në “Now”, Bejko tha se i ka kërkuar Këlliçit që të flasë me kryedemokratin Sali Berisha dhe t’i kërkojë që të bashkohen.

Nëse kjo gjë arrihej, Bejko tha se do ta kishte mbështetur kandidaturën e Këlliçit. Ai shtoi se kjo bisedë është zhvilluar para se ai ta dinte se do të garonte për Tiranën.

Ndërsa, përsa i përket përgjigjes, Bejko tha se shihet qartë duke parë situatën aktuale që nuk ka pasur pranim propozimi.

“Po nxjerr një sekret, pa e ditur fare që do të garoja. Dua t’ju them që në momentin që nisën negociatat mes Palokës dhe Bardhit, unë kam qenë kundër sepse në momentin që bëhemi të gjithë kundër Berishizmit, duhet të mbetemi ashtu. S’i dihet, sot je pakicë nesër shumicë. Si Meloni. Unë i shkruajta Belindit dhe i thashë, pranoje ofertën që ju është bërë nga ana jonë, sepse është për të mirën tënde. Shko dhe thuaj, doktor, është mirë të bashkëpunojmë dhe të marrim fitore. Nëse ta pranon zotëri, mua do më kesh në krah dhe me Jugun do të merrem unë. Unë i kërkoj ndjesë që e përmend, por me këtë gjë dua të them se sa seriozisht e kishim ne. Përgjigjia është që nuk ndodhi, ja…”- tha Bejko.

Zjarr Tv Ad