Do ndalojë Policia dy Kuvendet e PD? Gazetari vë në “siklet” ministrin, Çuçi qesh dhe thotë: Di që do zbatohen masat e Covid

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është përgjigjur sot nëse Policia do të ndalojë dy Kuvendet e Partisë Demokratike; atë të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha që do të mbahet në “Air Albania” dhe atë të 18 dhjetorit që është njoftuar zyrtarisht nga Basha.

Pyetja e gazetarit vuri në siklet ministrin, i cili në një moment nuk po gjente fjalë dhe më pas duke qeshur tha se Kuvendet e partive nuk ndalohen që prej vitit 1990. Madje, ministri shtoi se në dijeninë e tij këto takime edhe pse me pjesëmarrje të lartë, do të zbatojnë rregullat e Covid.

“Nuk mund të ndalohen Kuvendet. (Qesh). Në dijeninë time do bëhen duke respektuar masat në fuqi. Ka që në 1990 që nuk ndalohen më Kuvendet e partive”, tha Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm.

Kujtojmë se, në bazë të një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë për rregullat anti-Covid, grumbullimi i më shumë se 50 personave është i ndaluar. Për këtë përgjegjëse është Policia e Shtetit, e cila duhet të kontrollojë nëse ka më shumë se kaq persona apo nëse zbatohen masat.

Zjarr Tv Ad