Do ngjitet në ring me 27 korrik, ja kundërshtari i Ferit Ketës në Maltë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tashmë është edhe zyrtare. Pas konfirmimit se do të zbres në ring mbrëmjen e 27 korrikut, boksieri i talentuar shqiptar, Ferit Keta ka njohur edhe kundërshtarin e radhës.

Në duelin që do të zhvillohet në Maltë, boksieri bulqizak do të ndeshet me lituanezin, Reinis Porozovs. Pavarësisht se ka zhvilluar 12 duele, 30 vjeçari nuk njeh humbje, teksa 9 prej fitoreve i ka arritur me knock-out.

Ndërkohë, 29 vjeçari lituanez nuk i ka mirë punët me ringun, pasi në 29 takime ka fituar 13 sfida, 8 me knock-out, 15 humbje prej të cilave 5 me knock-out dhe një sfidë është mbyllur në barazim.

Zjarr Tv Ad