“Do rri pranë fëmijëve se i kam në moshë delikate”, letra që Ardi Veliu i ka çuar Ramës, ku i njofton dorëheqjen: Mezi pres të punojmë sërish bashkë…

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një lajmi që qarkulloi ditën e sotme se Edi Rama kishte shkarkuar Ardi Veliun me kërkesë të ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, këtë pasdite gjërat janë bërë më të kthjellta dhe më të qarta.

Veliu zyrtarisht ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është shkarkuar, me një letër që ia ka dërguar kryeministrit Edi Rama ku bëhen të ditura dhe arsyet. Pavarësisht se Rama nuk e kishte lëshuar Veliun edhe në rastin kur një punonjës i policisë së shtetit vrau të riun Klodian Rasha, tashmë duket se gjërat kanë mbërritur një pikë vlimi.

Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë, dhe atentati i dyfishtë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, duket se i dhanë dhe goditjen e fundit Veliut, i cili gjatë të gjithë këtij 4 vjeçari në krye të policisë së shtetit është përballur me një valë kritikash.

Në letrën e dorëheqjes Veliu shpreh konsideratat më të larta për Ramën, dhe lë mundësinë e hapur që mes të dyve të ketë sërish bashkëpunim, ndoshta nën drejtimin e një tjetër institucioni.

Letra e dorëheqjes së Ardi Veliut:

Për mua ka qenë një nder dhe një privilegj që ti shërbej vendit si drejtues i Policisë së Shtetit për 4 vitet e fundit, në një punë sfiduese dhe impenjative të përditshme, shpesh larg familjes dhe fëmijëve që kanë sakrifikuar bashkë me mua.

Jam përpjekur të jap më të mirë time dhe të forcave tona policore duke menazhuar situata komplekse nga lufta kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe atij të rrugës, flukset e emigrantëve apo tubimet shpesh të dhunshme.

Por në këtë moment kam vendosur që të mos kërkoj një mandat tjetër dhe të ofroj dorëheqjen time, për tiu përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që janë në një moshë delikate, të cilëve u kam munguar pafund në këto 4 vite.

Kjo ka qenë padyshim përvoja më e vyer e jetes sime dhe ju falenderoj për besimin, mbësyhtetjen dhe kurajon e vazhdueshme, pa të cilat nuk do të kishim arritur që të menaxhonim me sukses kaq shumë sfida. Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen në shërbim të vendit dhe të ngjerëzve tanë.

Me mirënjohjen më të thellë dhe me konsideratat më të larta.

Zjarr Tv Ad