Një alarm për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, që erdhi përmes postës elektronike nga një burim ende i paidentifikuar, ka ngritur në këmbë policinë.
Policia e Kosovës po qëndron tek ndërtesa e Rektoratit, ndërkohë e njëjta gjë ka ndodhur edhe javën e kaluar, si te shkolla “Xhevdet Doda” dhe te Stacioni i Autobusëve, mirëpo të gjitha alarment kanë rezultuar të rreme.
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën“, thuhet në njoftimin e policisë.