Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, për t’u njohur me problematikat e tyre.
Balluku ka njoftuar se nga dita e nesërme do të nisë aksioni i policisë për subjektet e palicensuar dhe automjetet private që marrin pasagjerë për transport publik. Sipas saj, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm.
“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin”, tha ministrja.