Do ta kuptoni çfarë po i bëni vetes…Evi Kokalari: Metën e kam në shënjestër derisa të dalë komplet nga kjo parti

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Evi Kokalari

Në një notë më serioze, demokratëve të rithemelimit; ndoshta momentalisht jeni nën ethet e fushatës dhe e keni të vështirë ta shikoni me gjakftohtësi çfarë po i bëni Partisë Demokratike, por di t’ju them që mbas disa viteve do ta kuptoni çfarë po i bëni vetes.

Nëse mendoni që Ilir Meta ja u bëri puçin në 2013 dhe ju ka lënë në opozitë që atëherë, ishte problem, po ju them që kjo që po ju bën tashti është një dëm që nuk do ta merrni veten më kurrë.

Që Metës ja shkrepi në 2021 të merrte PD nëpërmjet Bashës, këto janë fjalë që kanë dal nga goja e tij dhe inteli që kam është më se i saktë. Që ky donte Këlliçin të merrte postin e kryetarit mbas rithemelimit sepse Këlliçin e bënte si të donte dhe e ka përdorur si zar që kur i jepte ”fakte” për inceneratoret që ky i sillte në parlament në emër të PDsë, dhe ky është fakt.

Berishës personalisht nuk ja fal që bëri këtë lloj koalicion, megjithëse e di që ju ja keni falur me që vazhdoni e ndiqni pa pipëtirë.

Ju rruga e mbarë ju qoftë. E kam të vështirë t’ju uroj suksese kur shoh ku po shkon gjithë ai mund. Mbas disa viteve, do vini të më thoni që isha nga të paktat 100% kundër kësaj masakre që po i bëhet PDse, por sërish do jetë shumë vonë për ju.

Sa për Ilir Metën, i sygjeroj të ndalojë propagandën se mua më paguan Veliaj, sepse ai e di shumë mirë që kjo nuk është e vërtet, sepse siç ka thënë ai vetë “Të ishte se blehej ajo, e kishim zgjidhur atë problem”. Meta duhet të kuptoj që unë e di shumë mirë çfarë po i bën PDsë, dhe nuk do ti ndahem, as sot, as në të ardhmen.

E kam respektuar për aq kohë që ai bënte politikën e tij. Me që ka kaluar çdo cak, dhe unë do bëj të njëjtën gjë.

Në shënjestër e kam, dhe aty do jetë derisa të dalë komplet nga kjo parti.

Zjarr Tv Ad