Do ta paguajmë taksën e re të naftës, sepse nuk ka Kushtetuese ta pengojë!

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, është deklaruar sot lidhur me taksën-tarifë të re që qeveria Rama do të verë mbi naftën. Spahiu tha se “Qeveria i thotë taksës “tarifë”, sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese që ta pengojë atë, ndaj qytetarëve u ka mbetur vetëm një gjë, ta paguajnë atë si një grabitje të re çdo ditë nga xhepat e tyre.”

“Paaftësia për të ulur evazionin fiskal, pamundësia e bizneseve për të paguar tatimet dhe taksat, administrata e korruptuar tatimore, bënë që qeveria të propozojë një rritje të re takse mbi naftën, vërejti Spahiu. –  Edhe pse qeveria e quan tarifë, ajo është një taksë direkte, pasi qytetarëve nuk i ofrohet asnjë shërbim shtesë duke anashkaluar Parlamentin, si organi i vetëm që mund të rrisë apo të ulë tatimet dhe taksat.Ashtu si ligjin për ndryshimin e tatimit mbi dividendin, projektligji i Ministrisë së Energjisë për rezervën e karburanteve do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.Qeveria i thotë taksës tarifë, sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese që ta pengojë atë. Ndaj qytetarëve u ka mbetur vetëm një gjë, ta paguajnë atë si një grabitje të re çdo ditë nga xhepat e tyre.

Edhe pse Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të naftës në rajon, qeveria gjen rrugën më të shkurtër, atë të taksimit direkt mbi naftën për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet.

Ne nuk presim që qeveria të reflektojë për qëndrimin e opozitës, por të paktën të merrte parasysh ndonjë nga rekomandimet e Fondit Ndërkombëtar Monetar, si dhe vlerësimet e Komisionit Europian, kur ky i fundit këshillon direkt me mos rritje të mëtejshme të tatimeve dhe taksave. Gjithashtu në analizën e tij Komisioni e vë theksin te niveli i lartë i Borxhit Publik, mbledhjen e taksave nën potencial, nivelin e ulët të konkurrueshmërisë, papunësinë e lartë te të rinjtë, cilësinë e ulët të edukimit dhe mungesën e vlerësimit të rrezikut për pagesat që duhen bërë për projektet e Partneritetit Publik Privat.

Modeli ekonomik i Rilindjes, model që në fakt nuk kërkon asgjë përveçse partneritetit për të futur në borxh sa të munden shqiptarët për 15-20 vitet e ardhshme, është shkaku kryesor që shqiptarët kanë mbushur sheshet në protesta.

Ky model i dështuar është thelbi se përse kjo qeveri kusare duhet rrëzuar, pasi ajo nuk prodhon asgjë veç varfërisë dhe largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre.”

 

Zjarr Tv Ad