Do të festonte sot 59-vjetorin e lindjes, vdekja e papritur e Gjergj Xhuvanit dhe amaneti i regjisorit të mirënjohur.

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjergj Xhuvani do të kujtohet si një ndër artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Skenaristi dhe producenti i mirënjohur shqiptar do të festonte me 20 dhjetor ditëlindjen e 59, por ai humbi jetën 3 vite më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ashtu siç do ta ëndërronte çdo artist të vdiste në skenë, regjisori Xhuvani, humbi ndjenjat duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e artit dramatik Xhuvani punoi si asistent regjisor në shumë filma nga viti 1986 deri në vitin 1990. Në vitin 1991 ai realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e Zi”.

Ndërsa pas viteve ‘90 filmat e suksesshëm si “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit” mbajnë autorësinë e tij.

Ketë vit pritej dhe premiera e filmit ri të Gjergj Xhuvanit, “Liqeni im”.

“Amaneti i tij i parë është vepra. Është dëshira e tij për të mos u mbyllur kinemaja, është dëshira e tij e madhe që të bëhej një shkollë e kinemasë me parametra. “, thotë miku i artistit të ndjerë, Besnik Bisha.

Filmi, si “testament” i Xhuvanit

Drejtori i TIFF, Agron Domi  e thotë qartë se filmi “Liqeni im”, që ngre siparin e kësaj ngjarjeje kulturore të kinemasë, ishte “testamenti” i Gjergj Xhuvanit. Xhuvani, si skenarist dhe regjisor i tij, siç pohon edhe Domi, ka mundur ta shikojë filmin të montuar. Lidhja e fortë që Xhuvani kishte me këtë film e bën Domin ta konsiderojë si “amanetin” e tij, që erdhi i përmbushur në këtë festival.

Zjarr Tv Ad