Këngëtarja e njohur Arilena Ara, është përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie me menaxherin e saj, Popi Kola. Dedikimet plot dashuri, si dhe fotot e ndryshme në rrjete sociale i kanë nxitur këto aludime, mirëpo e vërteta është komplet tjetër.
Popi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në pesë”, ku foli për herë të parë rreth raportit me Arilenën.
Ai u shpreh se; këngëtarja është si një fëmijë për të, për të cilin kujdeset gjithmonë.
Gjatë intervistës, Arilena e surprizoi Popin në një lidhje direkte me skype.
Ajo tha se menaxheri është familja e tij, që kanë dashurinë e njëjtë me atë të një prindi dhe fëmijës.
“Është shumë e vështirë të flasësh për Popin, është sfidë për mua dhe nuk është e lehtë sepse nuk ekzistojnë fjalë apo ndjesi të artikuluara që të shprehin dashurinë, respektin që kam për atë njeri të jashtëzakonshëm”, u shpreh Arilena mes të tjerash.