“25 prilli është dita e ndryshimit për Shqipërinë”, kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit të tij me banorët e Paskuqanit.
Gjatë fjalës së tij kryedemokrati deklaroi se kryeministri Edi Rama në këto 8 vite ka rrënuar ekonominë dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndërsa shtoi se qindra socialistë të ndershëm i janë bashkuar thirrjes për ndryshim.
“Shqiptarët janë më bashkuar se kurrë. Kam takuar qindra socialistë të ndershëm që po i bashkohen ndryshimit. 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. I drejtohem socialistëve të ndershëm me të njëjtat fjalë që i jam drejtuar demokratëve në gjithë këto vite.
Çmimi i naftës është rritur njësoj, papunësia është rritur njësoj si për socialistët si për demokratët. Ndryshimi do të sjellë zgjidhje, ndryshim do të thotë integrim.
Ne do të hapim rrugën drejt BE-së. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë. Le ta bëjmë këtë bashkim të madh një energji të pandalshme me 25 prill. Sepse vetëm ju mund ta sillni ndryshimin duke votuar numrin 9”, tha Basha.