Do të kandidojë në 6 Mars për kryetare bashkie, Majlinda Angoni jep dorëheqjen si Prefekte e Qarkut Shkodër

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, për shkak se do të kandidojë në zgjedhjet lokale të 6 Marsit për kryetare të Bashkisë Shkodër nën siglën e Partisë Socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Rama, ndërsa shton se mbajtja e detyrës së Prefektes ka qenë një privilegj i madh për të.

Postimi i Majlinda Angonit:

Pas një periudhe intensive në drejtimin e Prefekturës të Qarkut Shkodër, i kam përcjellur sot kryeministrit Rama dorëheqjen time nga ky funksion publik për t’i hapur rrugë kandidaturës time për kryebashkiake të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet vendore të 6 Marsit.

Mbajtja e detyrës së prefektit të Qarkut të Shkodrës ka qënë për mua nder, privilegj dhe përgjegjësi. Jam ndjerë vërtet e nderuar të ushtroj këtë funksion publik në vendlindjen time, për t’i shërbyer e për t’iu përgjigjur nevojave të çdo qytetari i kudo ndodhur në gjithë territorin e qarkut. Ndonëse në një periudhë të ngjeshur, edhe pse intensive kqm vënë në dispozicion të gjithë pitencialin tim me gjithë forcat e mia për të qënë në lartësinë e detyrës.

Menaxhimi i mirë i emergjencave stinore, krizës së përmbytjes dhe situatës së zjarreve që prekën territorin e qarkut, lobimi për hapjen e rrugës së Thethit që pas 30 vitesh e bën këtë destinacion të aksesueshëm për turistët dimëror,  si dhe sigurimi i asistencës teknike dhe mbështetjes financiare nga donatorë vendas e të huaj për të mbështetur logjistikën tonë të emergjencave civile janë disa nga kompetencat e Prefektit që i kam përmbushur me sukses.

Mirënjohës çdo punonjësi të këtij institucioni që nuk ka kursyer në asnjë moment devotshmërinë dhe përgjegjësinë që i ka dhënë detyra. Sot nis një kapitull të ri në jetën time profesionale dhe publike duke marrë një tjetër përgjegjësi të madhe siç është sfida, për kandidimin në bashkinë e Shkodrës për të përmbushur më shumë sfidat që kanë banorët e Bashkisë Shkodër. Mirënjohje dhe falenderim për mbështetjen e pakushtëzuar tuajën!

Zjarr Tv Ad