Do të mblidhen në oborrin e Parlamentit 30 minuta para nisjes së seancës! “Skenari” i deputetëve të opozitës, ç’pritet të ndodhë në Kuvend

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht se Parlamenti i ka përjashtuar për 11 ditë shumë prej deputetëve të opozitës, këta të fundit kanë vendosur të shkojnë sot në Parlament.

Seanca e radhës është parashikuar për ditën e sotme në orën 17:00, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar siç thuhet në njoftim “në grup në seancë”.

Për shkak të bllokimit të seancës së shkuar parlamentare, çka detyruan kryeparlamentare ta ndërpresë seancën pa miratuar ligjet. Për këtë arsye, 23 deputetë të opozitës u përjashtuan nga seanca e fundit të Parlamentit. Me kërkesë të socialistë, midis deputetëve të përjashtuar janë edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Seanca e sotme do t’u kushtohet problemeve të qytetarëve, por kjo seancë pritet të jetë e tensionuar për shkak të vendimit që opozita mori dy javë më parë se nuk do të lejojë asnjë mbledhje normale të parlamentit. Për më tepër, 23 deputetët demokratë të cilët janë përjashtuar nga parlamenti për 10 ditë do të shkojnë në Kuvend, pavarësisht se sipas socialistëve, masa disiplinore ndaj tyre përfundon ditën e martë.

Bllokimi i seancës erdhi pas nisjes së aksionit të ri të opozitës kundër bllokimit nga ana e mazhorancës në pushtet të komisioneve hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Pavarësisht vendimit për t’i përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare, 23 deputetët e opozitës sot do të hyjnë në Kuvend. Gazment Bardhi u dërgoi një mesazh deputetëve të Rithemelimit, mbështetësve te tij dhe aleatëve për shkuar në seancën e plenare në Kuvend. Bardhi u shkruan kolegëve demokratë që të gjithë të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar “në grup në seancë”.

“Nesër (sot) e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë. Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00. Ju përshëndes!”, – shkruhet në mesazhin e Bardhit drejtuar deputetëve të që mbështesin liderin demokrat Sali Berisha.

Ndërkohë mbledhja e radhës e grupit parlamentar demokratë do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 tetor, ora 13:00. Vendimi i sekretariatit të Kuvendit për procedurat, votimet dhe etikën ka hyrë në fuqi me datë 19 tetor dhe është publikuar edhe krahas rendit të ditës për seancën e së Hënës.

Burime zyrtare i thanë “Klan News” se çdo gjë e ka thënë qartë vendimi për masën disiplinore i marrë nga sekretariati që iu është njoftuar secilit prej të përjashtuarve me datën e fillimit dhe data e mbarimit. Sipas këtyre burimeve, ditët e pushimit e shtuna edhe e diela nuk janë llogaritur ndonjëherë në ndonjë afat penalizimi. Mes të përjashtuarve janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi Flamur Noka, Ina Zhupa, Bujar Leskaj, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Helidon Bushati.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në seancën e së hënës, pavarësisht se ai dhe 22 deputetë të tjerë u përjashtuan nga Komisioni i Etikës.

Pavarësisht se deputetët e drejtuar nga Gazment Bardhi kanë mbajtur një qëndrim më të kujdesshëm ndaj SPAK-ut se sa kolegët e tyre, që mbështesin Sali Berishën, ata kanë vendosur sërish të ulen së bashku në një tryezë për të pasur një aksion të përbashkët të opozitës në parlament. Kjo është mbledhja e parë e parlamentit që zhvillohet pasi SPAK-u publikoi akuzat ndaj liderit të opozitës Sali Berisha për kompleksin “Partizani”.

Zjarr Tv Ad