“Do të ndjek zemrën edhe nëse babi më del kundër”/ Sabiani me “dorë të hekurt” ndaj të bijës, por çfarë mendon bashkëshortja e tij për Keisin

0
504
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Romanca e Keisit dhe Kristit brënda BBV dukej mjaft e këndshme, derisa në skenë doli lidhja që Kristi ka jashtë. Ishte vetë e dashura e tij, Zaza e cila publikoi bisedat me Kristin pak orë para nisjes së BBV duke vërtetuar të kundërtën e deklaratave të Kristit që lidhja kishte mbaruar me kohë.

Pas këtyre, erdhi menjëherë edhe reagimi i babait të Keisit, këngëtarit Sabiani. Ky i fundit doli kundër kësaj lidhje duke akuzuar Kristin se po mashtron të bijën.

Pasi ndodhi puthja në buzë dhe pas deklaratës së Keisit se do të ndjek zemrën edhe nëse babai del kundër, këngëtari “ndëshkoi” të bijën duke e hequr nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale e madje duke fshirë edhe fotot bashkë.

Por nga ana tjetër, bashkëshortja e tij Arnisa vazhdon të shprehë mbështetjen për Keisin dhe këtë e bën vazhdimisht duke treguar edhe marrdhënien speicale që gëzojnë.

Zjarr Tv Ad