“Do të pushojnë së ekzistuari”, paralajmërimi bërthamor i Kim Jong-un

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka deklaruar gjatë një parade të madhe ushtarake të mbajtur të hënën në Phenian, se do të zgjerojë kapacitetin e armëve bërthamore.

Kim ka theksuar se Koreja e Veriut do të përgatitet për të qenë në gjendje të përdorë parandalimin bërthamor në çdo kohë dhe ka paralajmëruar se çdo forcë e huaj që kërkon një konfrontim ushtarak, “do të pushojë së ekzistuari”.

Lideri koreano-verior pretendoi se “misioni thelbësor është të shmangim një skenar lufte, por ne nuk mund të lejojmë që armët tona bërthamore të kufizohen vetëm në parandalimin e një lufte, duke pritur që të krijohet një situatë që ne dëshirojmë të mos e shohim kurrë në vendin tonë”.

Në këtë mënyrë, Kim ka konfirmuar se “ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të forcuar dhe zhvilluar aftësitë tona bërthamore me një ritëm më të shpejtë”.

“Nëse ndonjë forcë përpiqet të uzurpojë interesat themelore të vendit tonë, forca jonë bërthamore do të duhet të kryejë me vendosmëri misionin e saj të dytë”, paralajmëroi Kim Jong-un.

Lideri i Koresë së Veriut i bëri këto deklarata gjatë paradës së madhe ushtarake që u zhvillua të hënën në mbrëmje, për të përkujtuar 90-vjetorin e themelimit të ushtrisë së Koresë së Veriut.

Zjarr Tv Ad