Do të rizgjidhet përsëri/ Taulant Balla thirrje Bashës për bashkëpunim…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga Selia rozë,  i ka bërë thirrje përsëri kryetarit të partisë Demorkatike, Lulzim Basha për bashkëpunim, pasi  rruga e bojkotit nuk do ta çojë askund.

Balla tha se pas zgjedhjeve brenda partisë të cilat do të mbahen ditën e dielë, Basha i cili sipas tij do të rizgjidhet përsëri Kryetar duhet të pranojë që kundërshtar politik ka Partinë Socialiste.

Teksa, shtoi se mes PD dhe PS, duhet të krijohet një urë komunikimi, pasi kjo është ajo që presin shqiptarët.

“Kemi një dakordësi me Partinë Demokratike kujtoj se edhe vete Basha që mesa duket do të rizgjidhet prap do kemi mundësi ti ulin dhe ti indetifikojmë dhe ti cojmë para.Unë besoj se në 30 vite cdo parti demokratike ka mësuar një leksion që asnjeri nga ne nuk e zgjedh kundërshtarin Duhet të pranosh për kundërshtar atë që ke para. Rruga e PD për gjetur kundërshtar tjetër nuk do e çojë askund.

Përballë PD është grupi i Partisë Socialiste dhe ne kemi të gjithë dëshirën për të krijuar ura komunikimi. Rrugën e bojkotite ka provuar dhe nuk e ka çuar askund, prandaj të jeni të sigurt pas kalimit të etheve të së dielës që lidhen me procesin e zgjedhjeve Basha do kuptojë që kundërshtari politik jemi ne, dhe në fund të fundit jemi të gjithë shqiptarë dhe ajo që presin shqiptarët është të ngemë një urë komunikimi në një vit ku Shqipëria ka nisur zyrtarisht negociuatat për BE. Se besoj që nuk do të pranojë”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad