Do të thyejmë rekord me borxhe, ironia e Bes Kallakut: Të huajt vdesin nga overdoza, shqiptarët nga overdrafti

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në editorialin e puntatës së brëmshme te Kosherja, Bes Kallaku u ndal te borxhi publik. Aktori i humorit vë theksin te fakti se me rritjen e kësaj shifre, ata që do të pësojnë do të jenë qytetarët shqiptarë. Besi nuk lë pa ironizuar as qeverinë teksa shprehet, se do të thyejmë rekordin duke marrë shuma më të mëdha borxhi.

“A e keni vërë re që shqiptarët nuk e kanë problem me marrë borxh, kredi, overdraft. Zhyten në borxhe me larë borxhin se ky është si një cikël, e kemi më ADN borxhin, është si një tipar identifikues. Dhe për vite kemi përdorur shprehjen çfarë turpi është me marr borxh. Borxh marrin shtetet e huaja dhe jo më ne.

Por shtetet e huaja marrin borxh kur ka ndonjë krizë ndërsa shqiptarët marrin për qejf. Çdo qeveri që vjen, marrin borxh se ashtu është një muhabet. Ore mirë borxhet tona, personale por këtë të shtetit tonë, kush ka për t’i larë. Se ka shkuar shifra 4492 euro për shqiptar aq na ka zhytur qeveria në borxhe.

Nis puna që nga Ahmet Zogu që filloi t’i merrte borxhe Italisë, pastaj Enver Hoxha 10 miliardë Kinës dhe pastaj fillojmë në demokraci. Në 2010, 300 milionë euro borxh, në 2015 450 milionë euro dhe në 2018, 500 milionë euro plus, në 2020 650 milionë euro plus kurse në 2021 do të thyejmë rekordin kombëtar.

Do të marrin 700 milionë euro borxhe. Është kollaj, borxhe janë, por do t’i lajmë ne, shqiptarët do t’i lajnë. Nëse në të gjithë botën dynjaja vdes nga overdoza, në Shqipëri mbarojnë nga overdrafti. Lekë ka, lekë marrin por lekë nuk jemi duke parë me sy.“, thotë Besi.

Zjarr Tv Ad