Do vazhdojë të jetë deputete? Rudina Hajdari flet nga Shkodra

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari në Ditën e Gruas përtej urimeve për femrat ka folur edhe rreth mandatit të saj si deputete. Në një prononcim Hajdari është shprehur se femrat dhe vajzat në Shqipëri kanë mundësi të bëjnë ëndrrat e tyre realitet. E pyetur nëse do të braktisë mandatin e deputetes, Hajdari nuk pranoi të komentonte, ndërsa sqaroi  se përgjigjia e saj nuk është si deputete, por si qytetare.

“Të gjitha ato gra dhe vajza të ndjejnë  që mund t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet dhe të jenë ato gra që e  ndryshojnë vizionin e Shqipërisë dhe ta çojnë Shqipërinë në Bashkimin Europian.”,- tha Hajdari.

 Po si deputete, do vazhdoni ta mbani atë mandat?

Jo, fola si qytetare e Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad