Një ditë para protestës së thirrur nga Berisha në datën 8 Janar, në selinë e PD-së, politikani Spartak Braho paralajmëroi se mund të vritej një deputet me inicialet E.A, duke i kërkuar këtij të fundit të bënte kujdes.
Enkelejd Alibeaj, i cili ishte deputeti i paralajmëruar, ka reaguar mbi deklaratat, duke u shprehur se ky lajm nuk e kishte shqetësuar aspak. Ai pranon se ka pasur një shoqërues nga garda e Republikës gjatë qëndrimit në seli në protestën e të shtunës, thirrur nga Berisha.
“Që të ngresh një tezë bazuar tek deklarata e Brahos nuk besoj që e meriton. Nuk ka burrë nëne që mund ta tutë, apo ta shantazhojë apo të bëjë negociata me disa parime të vetat. Jo të më shantazhojë mua Edi Rama apo dikush tjetër. Nuk ka për të ndodhur kurrë dhe për këtë i kam dhënë provat.
Me këtë çështje nuk merrem fare. Nuk i kushtova rëndësi deklaratës së bërë Brahos. Pati disa shqetësime nga ana e familjes. Nuk ka shoqërues nga Garda.
Ditën e shtunë një këshilltar i imi tha të bëjmë një kërkesë, por nuk e kisha problem dhe në mënyrë miqësore erdhi një”, tha Alibeaj.