“Do Zoti, së shpejti inflacioni do të filloi të bie”/ Mes kritikave, Erdogan zotohet për përmirësimin e situatës ekonomike në Turqi dhe forcimin e lirës turke

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se në të kaluarën ka arritur që ta ulë inflacionin për rreth 4 për qind dhe se këtë gjë do të arrijë ta bëjë sërish, teksa çmimet vjetore janë rritur për 21 për qind, për shkak të politikave agresive të Erdoganit, që kanë çuar në rënien e vlerës së lirës.

Erdogani tha se politika e re, e bazuar në nivele të ulëta të interesit, ishte pjsë e “luftës së suksesshme për pavarësi ekonomike”, por shumica e ekonomistëve kanë thënë se këto politika janë të gabuara dhe parashikojnë se inflacioni do të shkojë përtej shifrës prej 30 për qind gjatë vitit të ardhshëm.

Të premten, monedha kombëtare turke, lira arriti rekordin më të ulët kundrejt dollarit amerikan. Gjatë këtij viti, lira ka humbur rreth 55 për qind të vlerës së saj, përfshirë 37 për qind të vlerës e ka humbur vetëm gjatë 30 ditëve të fundit.

Të dielën, më 19 dhjetor, Erdogani përsëriti qëndrimin e tij se normat e interesit shkaktojnë inflacion, duke shtuar se ai nuk të lejojë që turqit të shkatërrohen si pasojë e normave të larta të kredive.

“Herët ose vonë, siç e kemi ulur inflacionin për 4 për qind kur unë erdha në pushtet, do ta ulim sërish”, tha Erdogan.

“Do Zoti, së shpejti inflacioni do të filloi të bie”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad