Dodik: Kosova do të mbetet e Serbisë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Presidencës serbe Milorad Dodik ka deklaruar se Kosova do të mbetet e Serbisë dhe ajo do të vendosë përfundimisht për këtë çështje, raporton Express.

 “Pa serbët nuk do të përmbyllet ky tregim”, deklaroi Dodik për mediat serbe, duke shtuar se edhe populli serb duhet të thotë mendimin e tij për Kosovën.

“Populli serb në fund duhet të ketë një mendim për çështjen e Kosovës”, u shpreh ai.

Dodik po ashtu ka theksuar se “vetshpallja e pavarur nga Kosova nuk mund të marrë verifikimin e plotë ndërkombëtar”. Ai shtoi se Serbia ka të drejtë mbi Kosovën dhe theksoi se mbështet punën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për këtë temë.

“Vuçiçin duhet ta forcojnë këtu në Serbi si negociator në një prej momenteve më të rëndësishme për popullin serbë në tërësi dhe me fuqinë dhe vullnetin e popullit serb të kemi një zgjidhje të kësaj teme të vështirë”, u shpreh ai.

 

Zjarr Tv Ad