Doktorët e shokuar, në stomakun e pacientes gjetën objekte metalike

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajo quhet Sangita dhe shkoi në spital prej dhimbjeve në stomak. Të shqetësuar për gjendjen e saj, doktorët ndërmorën një seri analizash për të kuptuar se çfarë i shkaktonte simptomat. Ata mbetën të habitur kur panë një gungë në stomak, që përbëhej nga shumë objekte metalike. Mendohet se pacientja i ka gëlltitur objektet për një kohë të gjatë, gjë që ka shkaktuar edhe forcimin dhe bashkimin e metaleve në bark.

“Stomaku i gruas ishte bërë shumë i fortë. Skaneri me rreze tregoi një gungë në stomak. Gjilpërat që kishte gëlltitur i kishin çarë mushkëritë madje edhe muret e stomakut duke na detyruar që ta ndërmarrim menjëherë operacionin”, u shpreh kirurgu Nitin Parmar.

 

Zjarr Tv Ad