Ish-presidenti Donald Trump të dielën i bëri thirrje Departamentit të Drejtësisë që t’i kthejë dokumentet që agjentët e FBI-së i sekuestruan në resortin e tij Mar-a-Lago javën e kaluar.
Sapo është mësuar se FBI, në bastisjen e saj tashmë të famshme të Mar-a-Lago, mori kuti me materiale të privilegjuara ‘avokat-klient’, si dhe materiale të privilegjuara ‘ekzekutive’, të cilat ata me vetëdije nuk duhet t’i kishin marrë”, tha Trump në faqen e tij të rrjeteve sociale .
“Me respekt kërkoj që këto dokumente të kthehen menjëherë në vendin nga i cili janë marrë. Faleminderit!”, tha ish-presidenti në postim.
Fox News raportoi, duke cituar burime të afërta me hetimin, se ekipit Trump iu tha se të paktën pesë kuti – të etiketuara A-14, A-26, A-43, A-13, A-33 dhe një sërë dokumentesh – janë marrë.
Agjentët gjetën gjithashtu 11 kuti me informacione dhe dokumente të klasifikuara të shënuara në nivele të ndryshme sigurie, duke përfshirë top-sekretin, konfidencialin dhe “TS/SCI”, i cili i referohet informacionit të ndarë të lartë sekret/sensitive, një kategori e veçantë që synon të mbrojë sekretet më delikate të vendit.
Trump ka kundërshtuar se dokumentet ishin të klasifikuara, duke pretenduar se ai i kishte deklasifikuar ato.