Dokumenti/ BE hap nesër negociata për Maqedoninë, për Shqipërinë jo

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Europian ka vendosur që të ndajë Shqipërinë nga Maqedonia për hapjen e negociatave.

Kështu thuhet në raportin final të përgatitur pas mbledhjes së ministrave të BE një ditë më parë, raporti i cili do i dorëzohet kryeministrave të BE-së ditën e nesërme.

Ndryshe nga Shqipërisë, dokumenti final kërkon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të progresit të arritur tek reformat dhe kushtet të vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor 2018, Këshilli pajtohet me hapjen e negociatave të pranimit jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, dhe fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e Këshillit Europian në dhjetor 2006 dhe në përputhje me paragrafin 3.

Për të mbështetur rrjedhën e reformës, parimi i parë themelor duhet të jetë i integruar në procesin e negociatave, duke përfshirë një qasje të përforcuar më tej ndaj sundimit të ligjit. Korniza e bisedimeve do të miratohet nga Këshilli.

‘Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të përparimit të arritur, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në reformën zgjedhore në përputhje me  rekomandimet e OSBE / ODIHR,’ thuhet në dokumentin final të ministrave të BE-së.

Image

Para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të adresojë çështjet e mëposhtme:

Fillimin e hetimeve ndaj gjykatësve dhe prokurorëve për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve të procesit të vettingut. Fillimin e hetimeve në rastet e pretendimeve për mashtrim elektoral. Sigurimin e funksionimit të SPAK.

Forcimin e mëtejshëm të historikut të hetimeve, procedimeve dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu edhe nivelet e larta

Miratimin dhe zbatimin e ligjit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Zbatimi i çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për reformat, veçanërisht në fushat themelore për procesin e pranimit në BE. Partitë opozitare duhet të përfshihen sërish në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformave të BE-së dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik.

Zjarr Tv Ad