Dokumenti i plotë/ Ja si do të bëhet hapja shkollave, oraret dhe vlerësimi i nxënësve….

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm një numër i kufizuar shkollash do ta nisin vitin e ri njëjtë me vitet e tjera, si të mos kishte pandemi, me orë të plota 45- minutëshe e pushim të gjatë ndërmjet.

Kryesisht, shkolla në fshatra të thella dhe klasat kolektive që kanë jo më shumës se 20 nxënës. Të gjitha të tjerat, pa përjashtim, do të mësojnë me dy deri në katër turne, me orë të shkurtuara, 25 ose 30 minuta, dhe vetëm me pushime të shkurtra ndërmjet dy orëve të njëpasnjëshme.

Me zbardhjen e planit mësimor të Ministrisë nga gazeta një ditë më parë, ajo që i mundon sot të gjithë, prindër e nxënës, është se cili prej tre skenarëve do zbatohet nga shkolla e në cilin turn përllogaritet të mësojnë.

Në tabelën përbri sjellim oraret e plota për çdo klasë, nga e para në të nëntën, për shkollat me një, dy, tri dhe katër turne. Bashkë me të, edhe vlerësimin që do të kryhet në skenarin që i përshtatet shkollës.

Mësimi sipas “normalitetit të ri” do të bëjë që shkollat, të cilat kanë funksionuar deri më tani me një turn, do të ndahen në dy të tilla dhe ato që deri dje mësonin me dy turne, bëhen me katër të tilla. Në këtë grupim përfshihen dhe godinat brenda së cilës mësojnë dy shkolla me numër normal nxënësish.

Shkolla pritëse është e para që përfundon mësimet në dy turnet e para, ndërsa të penalizuar thuhet se janë nxënësit e shkollës që janë pa godinë dhe detyrohen që, përveçse të udhëtojnë më shumë, edhe të mësojnë deri në orët e vona.

Sidoqoftë, në çdo rast, të vegjlit e ciklit fillor, nga klasa e parë në të pestën, do të kenë përparësi duke mësuar në dy turnet e para. Edhe pse me orë të shkurtuara, ata do ta kenë përfunduar mësimin në orën 15:00, ndërsa nxënësit e arsimit të mesëm të ulët do të jenë në banka deri në të errët, 19:45.

Kjo panoramë e përmbledhur me orare për secilën shkollë e klasë në tabelë është vetëm për skenarin e parë. Çka nënkupton një kurbë pandemie të njëtrajtshme në rang kombëtar e lokal, por edhe nëse në shkollë nuk do të ketë infektime në masë.

Nëse kjo e fundit ndodh, gjithnjë me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministria e Arsimit vendos të adaptojë (edhe në mes të vitit) skenarin e dytë, mësimin e kombinuar.

Ashtu si në rastin e parë, më të lehtë për t’u përshtatur e kanë shkollat me pak nxënës. Të tjerat, që janë 90% e totalit të shkollave, do të duhet të hartojnë grafikë të rinj për orët mësimore, ku shkolla do të ndahet në gjysmë: 50% e klasave do të mësojnë një javë dhe pjesa tjetër në shtëpi dhe anasjelltas.

E vetmja gjë që ndryshon në këtë rast nuk është metodologjia e mësimdhënies, por vlerësimi, i cili do të bëhet vetëm për ditët që nxënësi është prezent në klasë.

ORARET E REJA

SIPAS SKENARIT I
-Shkollat me numër normal nxënësish ndahen në 2 turne:
Grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
8:00-11:15;
Grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
11:45-15:00.
Shkollat me numër shumë të madh nxënësish
ndahen në 3 dhe 4 turne:
-Kur në një godinë bën mësim një shkollë:
Çdo klasë ndahet në dy grupe dhe dy nënturne
– grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
8:00-10:45;
– grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
11:00-13:45;
– grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
14:00-16:45;
– grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
17:00-19:45
Rekomandohet që klasat e ciklit fillor ta zhvillojnë
mësimin paradite dhe ato të mesëm të ulët, pasdite.
Klasa I-V:
08:00-10:45, grupi i parë
11:00-13:45, grupi i dytë
Klasat VI-IX:
14:00-16:45, grupi i parë
17:00-19:45, grupi i dytë
Kur në një godinë mësojnë dy shkolla:
Shkolla e parë e zhvillon mësimin në turnin e parë me dy nënturne.
-Ajo ndan çdo klasë në dy grupe:
grupi i parë 8:00-10:45
grupi dytë 11:00-13:45
Shkolla e dytë e zhvillon mësimin në turnin e dytë me dy nënturne.
Ajo ndan çdo klasë në dy grupe:
Grupi i parë i çdo klase do ta zhvillojë mësimin nga ora
14:00-16:45.
Grupi i dytë i çdo klase do ta zhvillojë mësimin nga ora
17:00-19:45.
SIPAS SKENARIT II
Për shkollat me një turn, me numër të madh nxënësish:
Java tek
Grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
8:00-11:15 (në mjediset fizike të shkollës);
Grupi e dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
12:30-15:45 (online);
Java çift
Grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
8:00-11:15 (në mjediset fizike të shkollës);
Grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
12:30-15:45 (online).
Për shkollat me dy turne dhe shumë nxënës:
Turni i parë:
Java tek
Grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
8:00-10:45 (mjedisi fizik në shkollë);
Grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
11:00-13:45 (online);
Java çift
Grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
8:00-10:45 (mjedisi fizik në shkollë);
Grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
11:00-13:45 (online).
Turni i dytë:
Java tek
Grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
14:00-16:45 (mjedisi fizik në shkollë);
Grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
17:00-19:45 (online). Në këtë rast, mësimi online mund
të zhvillohet edhe paradite;
Java çift
Grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
14:00-16:45 (mjedisi fizik në shkollë);
Grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora
17:00-19:45 (online). Në këtë rast, mësimi online mund
të zhvillohet edhe paradite.

Zjarr Tv Ad