Dokumenti/ Ja cilat janë tre vilat luksoze dhe dy apartamentet e partneres dhe ish-bashkëshortes së Ahmetajt, BKH sekuestron dokumentet e pronave

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar projektet e tre vilave dhe dy apartamenteve në rezidencat luksoze në pronësi të partneres dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

Gazetari Bledian Koka thotë se janë disa vila dhe apartamente në Valamar, Green Coast dhe Rolling HIlls. Plan konceptimi dhe projekti teknik i këtyre pronave është kërkuar për të parë nëse kanë lidhje direkte apo indirekte me përfitimet që ish-ministri i Financave ka marrë nga Klodian Zoto, pasi është përfshirë në çështjen e inceneratorëve, thotë Koka,

Në “Top Story”, u publikua lista me dokumentet që kërkon institucioni i drejtësisë:

Kopje e projektit teknik për vilën e shtetases Albina Macka, në zonën e Rolling Hills, bashkëngjitur i gjithë dokumentacioni me detajet teknike.

Kopje e projekt konceptit në zonën Valamar, për projektin “Vila 22”, në ngarkim të shtetases Erjola Hoxha si dhe planvendosja e objektit.

Kopje e projektit teknik për apartamentin në kompleksin Valamar, Interior Design, porositur nga shtetësja Erjola Hoxha, bashkangjitur i gjithë dokumentacioni me detajet teknike.

Kopje e projekt idesë në vilën numër 73 Green Coast, në lidhje me vilën e shtetases Albina Mancka.

Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP Albina, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases Albina Mancka. Ky objekt ndodhet në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut në Tiranë.

Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet: Vila Green Coast, Apartamenti Vala Mar dhe Vla Vala Mar.

Dyshimet janë se këto prona janë blerë me paratë që ish-zëvendëskryeministri ka marrë nga përfshirja në çështjen e inceneratorëve.

Në dosjen e SPAK janë të dhënat e nxjerra nga kompjuteri i administratorit të inceneratorëve Klodian Zoto, i cili gjatë punës për realizimin e koncesionit ka paguar sasi të mëdha parash, duke mbuluar shpenzime për udhëtime dhe jo vetëm të ish-ministrit Arben Ahmetaj. Pavarëisisht provave, dy prokurorët e SPAK Eneid Nakuçi dhe Klodian Brahi që kanë hetuar dosjen, nuk e kanë thirrur në asnjë moment të vetëm Arben Ahmetajn për ta pyetur.

Top Channel

Zjarr Tv Ad