Lulzim Basha ka thirrur sot në selinë e PD Kolegjin e kryetarëve të degëve, një ditë pasi një pjesë e madhe e dpeutetëtve të tij i kërkuan largimin pas humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit.
Mes kryetarëve të degëve që mbërritën në selinë e Pd ishin edhe Xhemal Bushati i Shkodrës dhe Luan Haka i Dibrës, të cilët kandidua edhe për kryetarë bashkie, por të dy dolën të fundit në garën përballë PS-së dhe Shtëpisë së Lirisë.
Teksa është ndlauar nga gazetarët përpara hyrjes në seli, Xhemal Bushati i ka dalë në krah kryedemokratit, duke u shprehur se largimi i Bashës e lë PD-në pa lidership.
“Përse duhet të japë dorëheqjen Basha? Është e vërtetë do të bëjmë analizën për zgjedhjet do të bëjmë analizën, po iku Basha nuk ka lidership”, tha Bushati.
Edhe Luan Haka doli në mbrojtje të Bashës, teksa tha se kryetarin e PD-së e duan 70% e dibranëve.
“Basha ka bërë fushatë sa të duash. Ne nuk e dorëzuam bashkinë, do vazhdojmë betejën. Kur ke përballë një bandë, dihet që do ndodhte kështu. Demokratët e Dibrës e duan shumë Bashën. E duan mbi 70%. Unë kam dalë shumë i fituar në Dibër. Kam dalë i treti, por kam dalë shumë i fituar”, tha Luan Haka.