Doli në ‘pension’ nga funksionet ekzekutive, më në fund Erion Braçe bie në qetësi

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme u bënë publik emrat e kabinetit të ri qeveritar, të cilët do të jenë në krye të ekzekutivit për mandatin e tretë të socialistëve.

Zëvendëskryeministri në detyrë  Erion Braçe nuk është se kishte ndonjë pritshmëri për marrjen e ndonjë posti, pasi me dëshirë ose jo, ai deklaroi rreth një javë më parë dorëheqjen nga të gjitha funksionet ekzektutive.

Duket se daljen në pension nga funksionet e larta shtetërore të ekzekutivit, Braçe po e shijon më së mirë.

Së fundmi ai ka shpërndarë një foto perëndimi nga natyra, ku bën me dije se po shijon qetësinë.

Kujtojmë se Braçe ka hequr dorë nga pjesëmarrja në qeveri, por jo nga legjislativi. Ai do vijojë të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm, ku do të përfaqësojë në kuvend qytetarët e Divjakës.

Zjarr Tv Ad