Doli nga selia me “hu” në dorë, Salianji: U përdor dhunë ndaj nesh, brenda kishte dhe gra shtatzëna

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Evin Salianji flet nga selia e partisë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai dhe një grup i madh deputetësh dhe deputetesh ndodheshin në ambientet e brendshme të PD kur mbështetësit e Berishës tentuan të futen brenda me forcë.

Në fjalën e tij Salianji tha se ish-kryeministri po përdor demokratët, por theksoi se gazi dhe dhuna nuk janë zgjidhje.

“Nga selia e PD ku për fat të keq një grup ish zyrtarësh përdorën cdo mjet dhune ndaj PD dhe përfaqësuesve të saj, ndaj burrave dhe grave që kanë punuar për PD dhe nuk e mendojnë se zgjidhja vijnë nga gurët dhe nga përplasjet. Asnjë milimetër gjak asnjë centimetër i kësaj godine, nuk vlejnë më shumë se jetët njerëzore të çdo demokrati të thjeshtë.

Vendosja e demokrateve ne ketë situatë tregon sesi janë ata për fat te keq që kanë dalë para demokratë duke shfrytëzuar elementët padiskutim të një dëshpërimi që ka sjellë mos-fitorja e zgjedhjeve, apo cdo element tjetër që ka të bëjë me vendimmarrjet e lidershipit.

Kjo nuk është zgjidhja që të jetë i mbytur nga gazi lotsjellës . Sic duket në cdo centimeter te kësaj godina. Nëse është kjo protestë paqësore imagjino çfarë mund të thuhet. Në cdo cep sheh shenja të dhunës” tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad